WordPress database error: [Disk full (/tmp/#sql_4383_0.MAI); waiting for someone to free some space... (errno: 28 "No space left on device")]
SHOW FULL COLUMNS FROM `wp_options`

WordPress database error: [Disk full (/tmp/#sql_4383_0.MAI); waiting for someone to free some space... (errno: 28 "No space left on device")]
SHOW FULL COLUMNS FROM `wp_options`

Laboratorët e teknologjisë - Kolegji Turgut Ozal

Në epokën e internetit është tepër e rëndësishme të ofrosh arsimin e duhur mbi kompjuterin. Nxënësit tanë duhet të aftësohen në këtë fushë që të jenë kompetentë në përdorimin e materialeve multimediale.

Atyre u duhet mësuar se si të marrin informacionin e nevojshëm, ta formatojnë në mënyrën e duhur dhe ta përçojnë në mënyrën më të shpejtë dhe më efikase te mësuesit apo, në të ardhmen, te kolegët e punës ose audienca që do të kenë përpara.

 

 

Laboratorët e informatikës janë të pajisura me nga 25 kompjutera dhe kanë lidhje të vazhdueshme me internetin. Në laboratorë zhvillohen punët e pavarura të nxënësve, punohen të gjitha programet aplikative si dhe u kushtohet një rëndësi e veçantë programimeve. Kompjuterat janë të një cilësie të lartë, sepse ne i japim prioritet përdorimit të teknologjisë.

Laboratori i robotikës synon përgatitjen e nxënësve për të marrë pjesë në olimpiadat ndërkombëtare të robotëve lego.

Nxënësit tanë mësojnë si të ndërtojnë robotë të formave të ndryshme dhe si t’i programojnë ata të kryejnë lëvizje komplekse.

Robotët fitues në olimpiadë duhet të programohen që të ndjekin një vijë përgjatë një piste në një kohë sa më të shkurtër.