Ipad

  • Turgut Ozal Social Media

Ipad

Sot teknologjia po zhvillohet me një ritëm marramendës. Këto zhvillime janë përhapur në të gjitha fushat e jetës, dhe sjellin për ne shumë lehtësira. Risitë e shumta që kanë ardhur nëpërmjet teknologjisë kanë sjellë zhvillime të shumta edhe në fushën e arsimit.

Këtu vlen të përmendet përdorimi i IPad-it, i cili ka nisur prej kohësh në shkollën tonë, gjë që ka mundësuar një proces mësimor edhe më argëtues për nxënësit. Librat janë më tërheqës sepse kanë format interaktiv ndërsa informacioni gjendet lehtësisht dhe është multimedial.

IPad-et në të njëjtën kohë përdoren dhe për kuize dhe miniteste. Në ciklin fillor dhe parashkollor me aplikacione të ndryshme dhe argëtuese, nxënësve iu jepet mundësia për të mësuar gjuhën angleze dhe matematikën.

Në shkollën tonë janë përgatitur edhe libra në formatin iBooks për disa lëndë të ndryshme.

 

Play Our Song