Laboratoret e...

  • Turgut Ozal Social Media

Laboratoret e shkencave

Laboratorët e Kimisë-Biologjisë-Fizikës

Lëndët e kimisë, biologjisë dhe fizikës parashikojnë zhvillimin e orëve laboratorike. Në shkollën tonë laboratorët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e çdo eksperimenti të parashikuar në këto lëndë. Në to mund të zhvillojnë eksperimente në të njëjtën kohë të gjithë nxënësit e një klase.

Zhvillimi i eksperimenteve është i domosdoshëm në procesin e të nxënit sepse i përgjigjet nevojës natyrore të nxënësit për të mësuar duke vëzhguar me anë të shqisave. Gjithashtu nxënësit mësojnë hapat që duhen ndjekur gjatë procesit shkencor të mbledhjes së të dhënave.

Laboratorët shërbejnë edhe si vendzhvillim i eksperimenteve përgatitore për projektet që do të marrin pjesë në olimpiada vendase dhe ndërkombëtare.

Play Our Song