Testet Online

  • Turgut Ozal Social Media

Testet Online

Një nga metodat e shumta të vlerësimit në shkollën tonë janë testet online. Këto teste janë të përgatitura me kujdes dhe për secilën lëndë është krijuar një bazë prej 100-150 pyetjesh për çdo kapitull.

Gjatë testimit, i cili zhvillohet me anë të iPad-it apo në laboratorin e kompjuterit, nxënësve u ofrohet një përzierje e rastësishme prej rreth 20 pyetjesh. Kështu, secilit nxënës i shkojnë pyetje të ndryshme, me renditje të ndryshme nga shoku ose shoqja që ka në krah duke krijuar në këtë mënyrë kushtet për një testim sa më real.

Testimi online nuk është vetëm për vlerësimin e nxënësve, por më së shumti përdoret për të treguar nivelin e të mësuarit dhe të përvetësuarit nga nxënësit. Me anë të një minitesti 5 minutësh mund të dallohet me efikasitet se sa është kuptuar mësimi dhe në bazë të rezultatit mësuesi zgjedh të rishpjegojë koncepte ku nxënësit kanë vështirësi.

Provimet që zhvillohen me anë të IPad-it apo kompjuterit vijnë në formë më argëtuese për nxënësit dhe priten më me pozitivitet nga pjesa e nxënësve të cilët i frikësohen provimeve.

Link: Turgut Ozal College Web Quizes

Play Our Song