Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

Libri Ndriçon Mendjen, Mendja Ndryshon Botën!

Date: November 19, 2015 Author: kristina karabashi Categories: Lajme, Lajme kryesore

Në shkollën tonë është krijuar Klubi i Bibliotekës, i quajtur ndryshe “Miqtë e librit”. Ky klub ka si qëllim të nxisë të lexuarin në masë te nxënësit, pasi librat janë miqtë tanë më të qetë, këshilltarët më të mençur dhe mësuesit më të mire.

Në këtë klub të gjithë nxënësit e shkollës tonë mund të  bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin  për vepra të ndryshme, por gjithashtu realizohen takime me autorë bashkëkohorë, për librat e tyre më të dashur. Aktivitetet e shumta të këtij klubi zhvillohen në ambientet e bibliotekës të shkollës e cila është pajisur me libra në disa gjuhë të ndryshme.

Play Our Song