Intervistë me analistin Artur Zheji

 

Libri është një vlerë njerëzore e patjetërsueshme, u shpreh në një intervistë në kolegjin “Turgut Ӧzal” analisti i mirënjohur Artur Zheji.

Zoti Artur Zheji ishte ftuar në bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit në lidhje me numrin në rritje të përdoruesve të formatit dixhital të librave. Ai u shpreh se interneti mund të ketë shumë aspekte të dobishme por njëkohësisht krijon varësi dhe shpërqëndrim. Ai theksoi se lidhja me fletat e librit duhet të mbahet gjithnjë e fortë sepse vlerat që përftohen janë shumë të mëdha.

Bisedën me nxënësit zoti Artur Zheji e përshkroi si shëtitje në një kopsht me lule që të rifreskon.

Ai u shpreh gjithashtu edhe në lidhje me librin që nxënësit e kolegjit i kanë dedikuar nënës për festën e 8 marsit duke e cilësuar atë si botimin e parë të fëmijëve, gjë që shpreson të vazhdohet edhe në të ardhmen.

 

[mls_gallery id=”1740″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *