Lojërat e inteligjencës zhvillohen në shkollën tonë si pjesë e socializimit më të gjerë të nxënësve mes njëri tjetrit. Lojërat janë të disallojshme, të gjitha kanë në bazë të tyre inteligjencën dhe shkathtësinë, që për fat të mirë nuk iu mungon nxënësve tanë. Këto janë lojëra, të cilat forcojnë përqendrimin, shkathtësojnë mendimin, lehtësojnë të mësuarit dhe ndikojnë pozitivisht për të mësuar më shpejt. Zhvillimi i këtyre lojërave aplikohet në të  gjitha grupmoshat dhe përdoret në të  gjitha shtetet e zhvilluara. Aftësitë që fitojnë nxënësit nga këto lojëra janë: thellim në mendim, zgjidhje problemesh, lehtësojnë komunikimin, zhvillojnë mendimin kritik, dëshirë dhe motivim për t’u perfeksionuar. Lojërat variojnë dhe janë të  gjitha shumë të ndryshme.

Disa nga ato janë: Hanoi, Jenga, Nëntë  gurët, Mangala dhe Shah.

Këto lojëra që janë dhe një lloj testi për inteligjencën e nxënësve, janë gjithashtu një aktivitet mjaft interesant zbavitës e shlodhës.

Të gjithë  nxënësit e 9-vjeҫares marrin pjesë në një nga lojërat, duke e përzgjedhur vetë se në cilën lojë ata do të marrin pjesë dhe do të jenë konkurues.

               

Punoi: Sara Xholi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *