Në një atmosfere tejet festive, lojërave të ndryshme zbavitëse, haresë, të qeshurave dhe gëzimit fëminor, disa nga anëtarët e Klubit Shpresa dhe drejtues të tij u bënë pjesë e një feste të veçantë.

Ishte pikërisht Festa e Fundvitit e fëmijëve me Aftësi Ndryshe të Qendrës DSA dhe  Klubi Shpresa u mundësoi animatorin e festës dhe dhuratat e Vitit të Ri  38 fëmijëve të qendrës.

Ishte ky aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa për të sjellë sadopak gëzim atje ku ka nevojë për buzëqeshje dhe ishte kaq bukur të ishe pjesë e kësaj feste dhe e gëzimit të këtyre fëmijëve, të cilët dinë të japin një dashuri të pakufi.

Klubi Shpresa uron Festa të gëzuara dhe aktivitete po kaq të bukura e plot shpresë gjithmonë!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *