Festat e 7 dhe 8 Marsit jehuan mes një atmosfere festive dhe në shkollën tonë. Buzëqeshjet, emocionet, urimet dhe buqetat me lule i dhanë ngjyrat e vërteta këtyre festave.

7 dhe 8 Marsi qëndrojnë pranë e të lidhura ngushtësisht me njëra- tjetrën, sikundër janë aq pranë në jetë Nëna dhe Mësuesi, në shërbim të një qëllimi, rritjes dhe edukimit të brezit të ri drejt së ardhmes.

Gëzuar Festat e 7 – 8 Marsit dhe Mirënjohjen e brezave, sepse mësuesit më të mirë të mësojnë me Zemër, më shumë se me libra! Shumë Dashuri dhe Përulësi për Nënat dhe Mësuesit, që na mëkojnë me Jetë dhe me Dije!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *