Dita e balonave, u festua në mënyrë të veçantë, sidomos nga fëmijët e klasave të para. Si rrallëherë oborri i shkollës ishte mbushur me ngjyra dhe gumëzhinte nga zërat e nxënësve që vraponin duke ngritur balonat në qiell. I mbuluar me balonat ngjyra-ngjyra, ku njëra fluturonte më lart se tjetra, oborri i shkollës dukej më i bukur se çdo ditë tjetër. Bukurinë më shumë se ngjyrat ia jepnin zërat, të qeshurat dhe hareja e fëmijëve, të cilët donin secili të ngrinte më lart balonën e tij.

Në një ditë të tillë mes lodrimit dhe gëzimit të fëmijëve, nuk munguan as fotot, në të cilat u fiksuan momentet e paharrueshme të kësaj dite të lumtur!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *