Ne jemi të vendosur të arrijmë majat e cilësisë në mësimdhënie. Çdo hap i yni planifikohet në mënyrë të detajuar dhe ndiqet me rigorozitet nga personat përgjegjës. Institucioni ynë kujdeset që stafi pedagogjik të trajnohet me metoda që bazohen në teknologjinë dhe mësimdhënien më bashkëkohore,me objektivin për t’u dhënë më të mirën nxënësve tanë. Disa komponentë të rëndësishëm për realizimin e këtij qëllimi janë smartboard-et në çdo klasë, mësimi me ipad në orët e gjuhës së huaj apo i të gjitha lëndëve në paralelin e klasave të pesta, laboratorët e lëndëve shkencore, sallat e mësimit me 3D, ambientet sportive, artistike dhe letrare, apo klubet e ndryshme përmes të cilëve fëmijët socializohen mes tyre. Epërsi tjetër e jona është edhe lënda e anglishtes me të cilën fëmijët njihen që në kopsht dhe e perfeksionojnë atë përgjatë viteve shkollore, me një fjalor të pasur edhe të lëndëve shkencore ,të praktikuara që prej fillesave tona në gjuhë të huaj. Gjithashtu nga viti shkollor 2020-2021 duke filluar nga klasat e treta, për nxënësit tanë zhvillohet dhe gjuha e gjermanishtes. Zëri i nxënësve shprehet nga senati, ndërsa hapat e nevojshëm për plotësimin e kërkesave ndërmerren nga drejtuesit e përkushtuar të shkollës sonë. Rëndësi të veçantë merr mbështetja e mësuesve kujdestarë, mësuesve këshillues, psikologut dhe ekspertëve në zhvillimin e këtyre grupmoshave. Përgjegjësia është vlerë që u mësohet nxënësve tanë që në moshë të hershme dhe suksesi i arritjeve në këtë pikë mbikëqyret nga një komision i veçantë disipline dhe vlerësimi.