Krahas orëve tradicionale të të mësuarit të lëndës së fizikës dhe shpjegimit të saj, për paralelin e klasave të shtata u zhvillua një orë ndryshe e plot me eksperimente. Nxënësit e secilës klasë kanë eksperimentuar dhe treguar që e kuptojnë më së miri lëndën e fizikës. Janë trajtuar tema, të cilat mund të shpjegohen më konkretisht në bazë të eksperimenteve. Disa nga temat për të cilat nxënësit punuan ishin të tilla si gjetja e peshës së çdo pjesëtari të grupit në secilin planet të Sistemit Diellor, hulumtimi rreth forcës së fërkimit në sipërfaqe të ndryshme duke përdorur objekte matëse të veçanta etj.  

Punoi: Sidrit Rrustemi

Drejtoi: Enkelejda Velo

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *