Një temë mësimore në lëndën e gjuhës shqipe, që flet për lidhjen e ngushtë mes gjyshërve dhe fëmijëve, ishte pikënisja e organizimit të një ore mësimore mjaft interesante, ku të ftuar ishin gjyshërit e disa prej prej nxënësve të klasës së 3F. Si fëmijët, ashtu edhe gjyshërit sollën në klasë histori personale dhe situata të përjetuara përgjatë viteve në marrëdhënien gjysh-fëmijë, të cilat u pëlqyen shumë dhe u duartrokitën. Këto përvoja ishin njëkohësisht edhe mësime me vlerë për nxënësit, edhe kujtime të çmuara që ruhen gjatë në kujtesë.

Përgatiti: Elda Rrustemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *