Nxënësit e klasave të 9-ta morën pjesë në një eksperiment shumë interesant. Nën mbikqyrjen e mësuesit të biologjisë, nxënësit mësuan si të ekstraktonin ADN-në e një fruti. Duke përdorur përbërës të thjeshtë, të cilët gjenden dhe në shtëpi, si ujë, detergjent enësh dhe alkool, ia dolën të arrinin rezultatin e duhur. Tuli i frutit u nda nga uji dhe u formuan dy shtresa. Tek shtresa e ujit mund dalloheshin disa bulëza me ngjyrë, të cilat ishin përdredhur në formën e ADN-së. Kjo ishte një eksperiencë shumë e bukur për nxënësit, të cilët u argëtuan duke mësuar. Eksperimentet e bëra në grup, gjithmonë krijojnë një atmosferë të hareshme dhe e bëjnë mësimin tepër zbavitës dhe lehtësisht të kuptueshëm.
Punoi: Sidrit Hoxha
Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *