Përfaqësues të ambasadës suedeze mbetën të habitur nga mini Suedia që gjetën në klasën 5-G në Kolegjin “Turgut Ӧzal”.

Në kuadër të Javës së Anglishtes, nxënësit e fillores ftuan punonjës të ambasadës suedeze në klasën e tyre, ku i njohën me punën që kishin bërë për të përfaqësuar këtë vend në shkollë. Nxënësit performuan përpara përfaqësuesve me këngë nga grupet suedeze ABBA dhe Avicii, si dhe i kanë “shëtitur” ata nëpër mini Suedinë që kishin ndërtuar me projekte në klasë.

Të ftuarit nga ambasada u shprehën se një përfaqësim i tillë dinjitoz nuk mund të bëhej as edhe nga vetë ambasada. Ata u shpërndanë nxënësve suvenire dhe u treguan të hapur për bashkëpunime të mëtejshme kulturore në ambientet e ambasadës.

Gjatë kësaj jave puna me nxënësit është përqendruar në bashkimin e kulturave të ndryshme nga gjuha e përbashkët, gjuha angleze.

 

[mls_gallery id=”1783″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *