Panairi i projekteve ASEF u mbyll me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve, ku prezente ishte Znj. Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike.
Në fjalën e saj përshëndetëse Znj. Harito, duke theksuar se tashmë Institucionet Arsimore “Turgut Özal” kanë shumë eksperiencë në organizimin e këtyre panaireve, sugjeroi se në këtë eveniment në vitet e ardhshme të ftohen edhe shkollat e tjera për të ndarë eksperiencën dhe për t’u mësuar se si të organizojnë këto panaire kaq të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të nxënësve. Më pas Znj. Harito shpërndau medaljet e arta për nxënësit fitues të vendeve të para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *