Duke iu përgjigjur prirjeve artistike të nxënësve tanë, kemi ndërtuar një miniteatër për nxënësit e fillores që bëhen pjesë e klubit të aktrimit. Nxënësit pjesëmarrës në klube përgatiten për konkursin e aktrimit në shkollë dhe mbi të gjitha zhvillojnë aftësitë ndërpersonale dhe shprehëse.