Mirë se vini të dashur fëmijë mes zbukurimeve, lodrave dhe urimeve të pafundme…

Kopshti “Turgut Özal” priti në datën 3 shtator vogëlushët e grupeve të para, të dyta dhe të parashkollorit. Zërat e tyre si cicërima zogjsh rikthyen gjallërinë dhe gëzimin në ambientet e shkollës.

Buzëqeshja, gëzimi, hareja dhe lodrimi si pjesë e pandarë e edukimit dhe e jetës së tyre do t’i shoqërojnë gjatë këtij viti shkollor. U urojmë shumë suksese vogëlushëve!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *