Java e Anglishtes e hapi siparin në 16 mars me klasat e 1-ra  dhe të 2-ta, për të vijuar më pas me klasat më të larta, me organizimin e konkurseve të këngës, leximit dhe recitimit në gjuhën angleze.

Motoja për këtë  vit është: “Ta shohim botën me ngjyrat e anglishtes”.  Jo pa qëllim është quajtur kështu, pasi  në çdo klasë mbizotërojnë ngjyrat e larmishme të projekteve të nxënësve. Dhe jo vetëm ngjyrat, secili nxënës mëson shumë rreth një shteti , të cilin ata së bashku me mësuesen e anglishtes zgjedhin për të përfaqësuar.

Nxënësit  kanë përgatitur projekte  për shtete te ndryshme dhe i kanë vendosur nëpër klasa. Aktiviteti quhet Culture Corner (Këndi Kulturor). Secila klasë përfaqëson një copëz  të një shteti, pak aromë kulture, traditash, veshjesh etj.  Nxënësit kanë punuar në grupe ose individualisht për projektet e tyre. Sigurisht një ndihmë e madhe kanë qenë edhe prindërit që kanë bërë të mundur veshje, ushqime  apo punë dekorative për fëmijët e tyre.

Gjatë këtyre ditëve u zhvilluan vizitat në klasat 1-5. Juria e përbërë  prej 3-4 mësuesish  të anglishtes, nëndrejtorë  dhe drejtori i shkollës  vizituan  çdo klasë për të parë punimet e nxënësve.

Konkursi  tjetër i radhës për gjuhën angleze është Story Writing. Çdo fëmijë deri në moshën 12 vjeç  dhe  me imagjinatë krijuese mund të marrë pjesë në  konkursin,  afati i fundit  i të cilit është data 30 prill. Nxënësit  në bashkëpunim me mësueset e anglishtes mund të shkruajnë një histori dhe ta publikojnë atë online ne faqen zyrtare të Cambridge.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *