Për ta bërë me reale temën e mësimit në lëndën e qytetarisë, në klasën e 3F u zhvillua një orë mësimi ndryshe.

Tema e orës së mësimit ishte “Mirëkuptimi forcon grupin, sepse ne na bashkojnë interest e përbashkëta”. Objektivat kryesore ishin kuptimi i interesave të përbashkëta, si për shembull dëshira për të mësuar, bashkëpunimi midis nxënësve, toleranca, etj.

Ora e mësimit u zhvillua në formë e një loje argëtuese, për ta bërë më të thjeshtë dhe më interesante temën. Mësimi u hap me diskutime midis nxënësve, duke u ndjekur nga zgjidhja e situatave dhe konflikteve që fëmijët mund të kenë hasur në përditshmërinë e tyre.

Ata i zhvilluan situatat në role për ta bërë më të thjeshtë dhe shpjegimin e situatave. Gjatë kësaj ore të veçantë nxënësit mësuan dhe u argëtuan shumë.

Punoi: Hera Hadëri

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *