Mjediset sportive janë bashkëkohore dhe me kushte komode për të zhvilluar sporte si: basketbolli, volejbolli, futbolli, aerobia si dhe programe të ndryshme të dansit dhe fitnesit. Ambientet sportive janë të vendosura brenda shkollës, por edhe jashtë saj, në oborr.

Mjediset sportive të brendshme përfshijnë dy palestra në përmasa olimpike të ndërtuara për t’u përdorur nga nxënësit në orën e edukimit fizik si dhe një palestër fitnesi. Gjithashtu, në ambientet e brendshme gjendet fusha e lojës së kopshtit dhe salla e aerobisë.

Fushat sportive në ambientin e jashtëm janë të pajisura me sistem mbrojtës kundra shiut, të ftohtit apo rrezeve të forta të diellit. Gjithsej gjenden dy fusha të mëdha dhe dy të vogla. Këto ambiente shfrytëzohen edhe për zhvillimin e klubeve sportive pas mësimit.