KONKURSET E ARTIT SKENIK DHE PREZANTIMIT

Jam i shumë i entuziazmuar nga pjesëmarrja e sotme kaq e madhe dhe e gjerë  në këtë konkurs, nga dëshira e shfaqur sot në këtë skenë për teatrin nga këta aktorë të vegjël, por shumë të zotë dhe nga loja e mrekullueshme që ata bënë në skenë.”

Ishin këto fjalët përshëndetëse të  aktorit  Alfred Trebicka, i cili ishte dhe një nga anëtarët e jurisë, në momentin e ndarjes së çmimeve të Konkursit të Artit Skenik zhvilluar midis Kolegjeve Turke në Shqipëri për klasat 6-7-8-9 dhe 10-11-12.

Faza Finale e këtij konkursi u zhvillua në ambientet e Kolegjit “Turgut Ozal” Tiranë në datën

  1. 12.2015, në sallën e madhe për klasat 10-11-12 dhe në sallën e vogël për klasat 6-7-8-9.

Përmes pjesëve të përzgjedhura dhe emrave të dramaturgëve të huaj e shqiptarë, gjithashtu dhe përmes lojës së arrirë në skenë, aktorët arritën të marrin jo vetëm duartrokitje nga spektatorët në sallë, por edhe vlerësimin maksimal të jurisë.

Po në këtë datë në Kinemanë 3D u zhvillua Konkursi i Prezantimit, ku morën pjesë nxënës të përzgjedhur nga klasat 10-11-12, të shkollave të mesme të Kolegjeve Turke në Shqipëri.

Temat e zgjedhura për prezantim nga nxënësit pjesëmarrës ishin trajtuar në mënyrë shumë të arrirë dhe profesionale.

 

[mls_gallery id=”3487″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *