Një nga aktivitetet më të veçanta për nxënësit e klasës së 9G, ishte vizita në Muzeun Historik të Forcave të Armatosura. Ky muze ndodhet në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (ish-Shkolla e Bashkuar). Muzeu u ngrit me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare. Ai përmban më shumë se një mijë objekte muzeore, ku dallohen pisqolla që nga Mesjeta deri në shekullin XIX, kobure të dekoruara me ar e argjend, një sërë vitrinash me pushkë të llojeve të ndryshme të Mesjetës, të Rilindjes, shpata të Kohës së Skënderbeut, tejqyra e Ali Pashë Tepelenës, avionë, helikopterë, maket katër siluruesi, artileri tokësore, kundërajrorë të kalibrave të ndryshëm, si dhe mjete transporti po të llojeve të ndryshme. Këto objekte lanë mbresa te nxënësit, pasi vërtet janë një vlerë e paçmuar jo vetëm historike, por po aq dhe kulturore.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *