Të enjten e kaluar u luajt ndeshja e futbollit mes klasave të 7-ta të shkollave “Turgut Özal” dhe “MIST”. Ekipet përbëheshin nga nxënës të përzgjedhur nga i gjithë paraleli.

Ndeshja u zhvillua në ambientet sportive të shkollës sonë, në dy pjesë me nga 20 minuta secila. Atmosfera ishte mjaft e ndezur për shkak të tifozerisë së shumtë. Të gjithë nxënësit u aktivizuan gjatë kësaj loje që u finalizua  më pas me fitoren e theksuar të  shkollës “Turgut  Özal”.

Për javën e ardhshme është parashikuar nje përballje me shkollën “Turgut Özal” Durrës dhe po planifikohen të tjera ndeshje futbolli, të cilat mund luhen edhe me shkollat publike të qytetit.

Punoi: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *