Fëmijët e sotëm, mund të jenë sportistët e së ardhmes. Nga ky këndvështrim, edukimi i fëmijëve me anë të basketbollit në shkollë është një mjet i rëndësishëm me ndikim edukativ, sportiv dhe shëndetësor. Ndërmarrja e një iniciative të tillë, me përfshirjen e fëmijëve të paralelit nga klasat e 6-ta deri te klasat e 9-ta, vijoi përgjatë gjithë muajit shkurt në shkollën tonë.

Ndeshja finale për djem u zhvillua midis klasës së 8A dhe të 8E, në të cilën fituese doli e 8A. Kurse ndeshja finale mes vajzave u zhvillua midis klasës së 8F dhe të 8D, ku triumfoi klasa e 8D. Nxënësit e klasave përkatëse për të dyja kategoritë u paraqitën në nivele sportive mjaft të mira. Pavarësisht rezultatit, të gjithë nxënësit u argëtuan duke shijuar emocionet e lojës, të përkrahur si gjithmonë nga bashkëmoshatarët e tyre.

Përgatiti: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *