Trokitja e pranverës krijoi mundësinë e realizimit të ekskursioneve në vende të ndryshme, në praninë e diellit të munguar gjatë stinës së dimrit. Dhe ishin pikërisht nxënësit e klasave të shtata që preferuan të kalojnë një ditë relaksuese jashtë mjedisit të shkollës.

Për ta nuk mund të mungonte dëshira për të zgjedhur një qytet bregdetar si destinacionin e duhur pas provimeve. Durrësi, në harmoni me detin, kohën e bukur dhe entuziazmin e tyre, ishte qyteti që i  tërhoqi nxënësit. Ftesa për të kaluar një ditë të veçantë erdhi nga familja e nxënësit tonë, Henri Çerenishti, shoqëruar me pritjen mbresëlënëse pranë Kompleksit “FAFA”, në Durrës.

Me një atmosferë të tillë mikpritëse, përballë një panorame që e ofron vetëm bregdeti i Adriatikut, ishte e vështirë për nxënësit t’i drejtoheshin Tiranës. Por… shkolla vazhdon dhe ekskursione të tjera argëtuese i presin, gjithashtu.

Përgatiti: Ardiana Sallaku