Fëmijët e klasës së 4E vizituan fabrikën e këpucëve “Rozimpeks”. Atje u njohën me llojet e ndryshme të lëkurëve, ngjyrat, cilësinë dhe përmasat e tyre. Vëzhguan me interes prerjen e lëkurëve nëpër makineri, të cilat ishin të tipeve të ndryshëm dhe procesin e përgatitjes së një këpuce deri në pjesën e sipërme të saj.

Përshtypje u bënë edhe mjetet shtesë që përdoren nga punëtorët si  p.sh.: mastiçi, fijet, astari dhe aksesorët bazë si konforti, puntalet etj.

Duke parë se si punohej në këtë fabrikë, kushtet e punës, uniforma që punëtorët veshin dhe kujdesi që duhet treguar gjatë punës me makineri, fëmijët kuptuan se profesionet e të rriturve mund të jenë sa të bukura, po aq të komplikuara, për  faktin se kërkojnë durim dhe impenjim maksimal.

 

Punoi: Elda Rrustemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *