Klubi i Robotikës mbetet ndër më të preferuarit për nxënësit e shkollës sonë. Vitin e kaluar ai ka qenë mjaft i suksesshëm në përmbushjen e objektivave të veta dhe  këtë e dëshmoi më së miri me pjesëmarrjen e disa prej nxënësve të tij në  konkursin “Informatrix” në Rumani, ku u fituan disa medalje.

Ndërsa gjatë këtij viti akademik në këtë klub janë regjistruar deri tani 12 nxënës nga klasat e katërta e të pesta  dhe 11 nxënës nga klasat e dyta dhe të treta. Në javët në vazhdim do të punohet për ndërtimin dhe programimin e disa robotëve, si: mBot, EV3, Ultimate 2.0 dhe versioneve të ndryshme të tij, do të zhvillohen ushtrime dhe programime në programim mBlock, do të realizohet lidhja e robotëve me kompjuterin apo me  sensorë  të ndryshëm. Fëmijët do të  prezantohen me pajisjen Microbit dhe do të angazhohen në programimin e saj. Gjithashtu, si edhe vitin e kaluar,  tematikë e klubit  vazhdon të jetë  programimi i lojërave të shumta në programin Scratch dhe ushtrimet zbavitëse e kreative me të.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *