Stina e dimrit, ashtu si çdo vit në shkollën tonë, solli me vete edhe mjaft udhëtime, të bëra në shtete si Kosova, Maqedonia e  Mali i Zi. Këtë herë ishin klasat e katërta që zhvilluan një ekskursion disaditor, në vendet e mrekullueshme turistike të Malit të Zi.

Ndalesa e parë u bë buzë lumit të Bunës në Shkodër  dhe vetëm pas disa orësh, nxënësit  dhe mesueset e tyre  kishin arritur tashmë në Podgoricë. Si të gjithë turistët, edhe ata ndaluan për të parë nga afër ujëvarën e Niagarës. Rrethuar nga shkëmbinjtë me forma të veçanta, ajo që binte në sy ishte patjetër kthjelltësia e ujit  dhe intensiteti me të cilin derdhej poshtë.

Me të mbërritur në Podgoricë, u rehatuan në hotel “ Hilton”  dhe u çlodhën e u argëtuan tek pishinat e tij.

Paraditja e ditës tjetër kaloi mes lojërave në dëborë me ski dhe slita, ndërsa pasditja mes shëtitjeve në natyrë dhe një vizite në qendrën tregtare ”Delta”.

Ditën tjetër nxënësit e vazhduan  shëtitjen e tyre në Budva, ku vizituan portin e jahteve dhe Qytetin e Vjetër. Dhe pas gjithë kënaqësisë që morën nga ky udhëtim, u kthyen në Tiranë të lodhur nga rruga, por edhe shumë të gëzuar, sepse kishin ndarë me njëri-tjetrin një pjesë nga jeta e tyre jashtë shkollës, kishin kaluar momente të paharrueshme.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *