Klubi Shpresa nuk e ndërpret punën e tij të vyer për asnjë moment. Këtë herë nxënësit e tij u angazhuan në solidarizimin dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet. Nxënësit tanë udhëtuan drejt zonës së Kamzës, ku Kryetari i Bashkisë, z.Xhelal Mziu, priti në një takim zv. Drejtorin e shkollës sonë. Takimi i tyre kishte në fokus bashkëpunimin midis Bashkisë së Kamzës dhe shkollës sonë, me dëshirën për t`u ardhur në ndihmë familjeve që janë prekur nga përmbytjet. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, kryebashkiaku Mziu i bëri atij me dije numrin e familjeve të përmbytura si dhe i tregoi se dy nga zonat më të prekura nga përmbytjet  ishin zonat e Frutikulturës dhe e Valiasit. Menjëherë pas takimit, një grup i bashkisë, së bashku me disa nxënës e mësues të shkollës ,  shpërndanë pakot me ndihma, të cilat konsistonin në ushqime dhe batanije, për 48 familje të përmbytyra në zonën e Frutikulturës.

Përgatiti:  Elda Rrustemi

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *