Në orën e fizikës me klasat e 8-ta

Në orën e fizikës me klasat e 8-ta

Nxënësit e klasës së 8-të zhvilluan një orë mësimore ndryshe nga herët e tjera. Ata folën rreth temës “Përhapja e tingullit në mjedise të ndryshme”. Me anë të eksperimenteve të  zhvilluara u transmetuan llojet e ndryshme të tingujve, mënyrat se si objektet vibrojnë, përhapja e valëve, si dhe rruga që tingulli  ndjek për t’u përcjellë në veshët tanë. Çdo veprim u shoqërua me anë të praktikës. Nxënësit dolën nga ora e kësaj lënde me njohuri të reja e të pakomplikuara.

Punoi: Suada Xholi

Drejtoi: Elda Rrustemi