Mjaftojnë disa copa dërrasash, pak ngjitës, një kabinet, një mësuese që frymëzon dhe fantazia e fëmijëve merr krahë e fluturon përtej mureve të shkollës.
Pamja që të ofrohet gjatë kësaj ore mësimi është krejt e ndryshme nga ajo që shohim zakonisht. Fytyrat e qeshura të nxënësve, bisedat plot entuziazëm, era e ngjitësit dhe zhurmat e dërrasave që kërcasin në çdo lëvizje të fëmijëve e shtojnë atmosferën e ngrohtë e bashkëpunuese në këtë klasë. Duke punuar individualisht apo duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin ata formojnë shtëpiza kukullash, tavolina të vogla, mbajtëse lapsash, vazo lulesh, korniza të ndryshme etj.
Janë të shumta objektet e përfunduara deri tani dhe të tjera priten në javët në vijim. Me këto punime do të hapet një ekspozitë shitjeje, të ardhurat e të cilës do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.
Suksese duarartëve tanë!
Erjona Saqe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *