Panairi i librit “Tirana 2018” u vizitua nga nxënësit lexues më të rregullt në orarin e leximit, që çdo mëngjes vijon në shkollën “Turgut Özal”.

Panairi i librit pritet me padurim dhe kënaqësi nga nxënësit tanë. Në cilëndo stendë shihje nxënësit, të cilët me shumë dëshirë e kënaqësi bisedonin vetëm për librat, një bisedë kaq e dashur dhe me kaq shumë vlera.

Leximi i librave jashtëshkollorë dhe edukimi i nxënësve me dëshirën për librin dhe leximin, janë po aq të rëndësishme në shkollën tonë sa dhe mësimet.

Kësaj tradite disavjeçare i shtohet tanimë dhe leximi në bibliotekën online ‘myOn’, një mënyrë leximi kjo, e cila me hapësirat dhe titujt që ofron, po bëhet çdo ditë e më e dashur për nxënësit tanë.

Punoi: Enia Xhaferraj

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *