Një projekt mjaft i veçantë që u zhvillua me grupet e treta të kopshtit ishte ai me titull “Në tregun e fruta – perimeve”. Qëllimi i organizimit të tij ishte njohja e të vegjëlve me karakteristikat dhe larmishmërinë e llojeve të frutave e perimeve. Secili prej tyre solli disa syresh nga shtëpia dhe pasi këto u sistemuan bukur nëpër kuti, u vendosën në rresht, duke formuar kështu një minitreg. Çastet më të bukura të aktivitetit ishin kur vogëlushët, ashtu të zhdërvjellët, shkëmbenin frutat me njëri – tjetrin e i shijonin me kënaqësi. 

Surprizuese ishin edhe eksperimentet me fruta, të praktikuara në laboratorin e shkencës. Mjaft kureshtarë, ata vëzhguan transformimin e një portokalli në një qiri, më pas provuan se portokalli i paqëruar rri në sipërfaqe të ujit dhe krahasuan ngjyrën e  dy gjysmave të një molle të ruajtura në mënyra të  ndryshme. Fëmijët  përftuan kështu dije të reja për disa përbërës me vlerë në dietën e tyre ushqimore.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *