Aktiviteteve të shumta me rastin e muajit të Historisë iu shtua edhe ekskursioni i klasave te nënta në Krujë. Të shoqëruar nga mësuesit kujdestarë nxënësit vizituan Kalanë e Krujës.

Përveç fakteve historike që nxënësit kishin mësuar, u informuan më gjerësisht edhe nga ciceroni i cili i informoi ata rreth ndërtimit të Kalasë dhe funksionit të saj në ditët e sotme.

Më tej nxënësit vizituan Muzeun e Skënderbeut, ku u njohën me mjaft objekte të ekspozuara, dokumente dhe bibliografi origjinale që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Aty nxënësit vizituan pavione të ndryshme ku ishin ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, shkrime, shpata origjinale të shek. XV etj.

Së fundi, nxënësit bënë një shëtitje edhe në pazarin e vjetër të Krujës. Aty shkelën rrugën e shtruar me kalldrëm dhe panë se sendet rrotull “flasin” akoma me gjuhën e vjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *