Edukimi fizik është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë dhe shkolla jonë e vlerëson shumë atë, duke organizuar aktivitete të ndryshme për nxënësit. Në këto aktivitete nxënësit shfaqin aftësitë e tyre sportive dhe gjithashtu kënaqen duke u ndeshur me skuadrat e klasave të tjera. Kampionati që sapo ka përfunduar ishte Kampionati i Futbollit për djemtë e klasave të 6-ta. Skuadrat që ndeshen dëshirojnë secila të fitojnë, por vetëm njëra nga to mund të fitojë, gjë që çon në mërzitjen e skuadrës humbëse. Por ata edhe pse humbasin e kuptojnë se kaluan një kohë shumë të bukur së bashku dhe se ndanë eksperienca të ndryshme midis tyre. Gjatë këtyre ndeshjeve nuk mund të themi se kanë munguar tifozët, pasi ato janë gjendur gjithmonë aty, për të inkurajuar skuadrën e zemrës. Faza eliminatore është zhvilluar mes klasave e më pas klasat fituese janë ndeshur në gjysmëfinale, duke zgjedhur ekipet që u ndeshën në finale për kupën. Ndeshjet janë zhvilluar në këto tre faza:

Faza Eliminatore

Klasa 6A – Klasa 6D ­  Fituesi – 6D

Klasa 6B – Klasa 6F ­   Fituesi – 6B

Klasa 6D – Klasa 6G ­  Fituesi – 6D

Klasa 6E – Klasa 6C ­   Fituesi – 6E

Klasa 6G – Klasa 6A ­  Fituesi – 6G

Klasa 6C – Klasa 6B ­   Fituesi – 6B

Klasa 6F – Klasa 6E ­    Fituesi – 6E

 

Faza Gjysmëfinale

Klasa 6B – Klasa 6D ­ Fituesi – 6D

Klasa 6E – Klasa 6G ­ Fituesi – 6G

 

Faza Finale

Klasa 6D – Klasa 6G ­ Fituesi – 6D

 

Punoi: Sidrit Rrustemi

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *