Nxënësit e klasës 5G së bashku me mësuesen kujdestare Çeljeta Kila dhe nëndrejtorin e paralelit z. Huseyin Tunca, bënë një vizitë në rektoratin e Universitetit të Tiranës. Aty u pritën nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, i cili u foli nxënësve për historikun e këtij universiteti; fakultetet, departamentet akademike dhe programet e studimit  që përfshihen në të; si  dhe për rëndësinë e tij si universiteti i parë në Shqipëri.

Rektori i njohur u foli nxënësve për vlerën e madhe që kanë studimi dhe të mësuarit në jetën e çdo individi. Midis të tjerave ai u tha nxënësve se: “Prindërit tuaj ngaqë ju duan shumë, jua kanë treguar dashurinë duke ju arsimuar në shkollën më të mirë.”

Nxënësit e njohën rektorin me aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në shkollën tonë, duke i treguar edhe revistat dhe buletinët e botuar për këtë vit shkollor.

Më pas, rektori i prezantoi nxënësit me dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr.  Sulo Hadëri, i cili i njohu nxënësit me bibliotekën, auditorë të ndryshëm dhe ambiente të tjera të këtij fakulteti.

Në përfundim të vizitës, nxënësit bënë foto me këta personalitete të njohur nga fusha e arsimit në Shqipëri.

 

[mls_gallery id=”3293″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *