Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

Një kampion futbolli në “Turgut Özal”

Date: May 26, 2016 Author: erjona saqe Categories: Lajme, Lajme kryesore

Nxënësi i klasës së tetë, Marvin Kodra, mbrojti portën e skuadrës së Tiranës U-17 në lojën që e bëri atë fituese të Kupës së Shqipërisë.

Marvini ishte gjithashtu në portë teksa skuadra e tij kualifikohej për në finalen e Kategorisë Superiore U-17. Skuadra e tij i mori fitoren ekipit të Skënderbeut, duke  e çuar kështu drejt finales ku do të mundnin Shkëndijën e Tiranës dhe do të merrnin kupën e kampionëve të Shqipërisë.

Gjatë ndeshjes finale me Olimpikun U-17 për Kupën e Shqipërisë, ishin të shumta rastet kur lojtarët kundërshtarë afroheshin rrezikshëm pranë portës së Marvinit, por nxënësi i talentuar e mbrojti me sukses atë deri në fishkëllimën e albitrit, që shënoi dhe fundin e lojës me rezultatin 4-1.

Marvini është pjesë e këtij ekipi prej tre vitesh dhe talenti i tij e ka bërë atë portier të formacionit të parë. Ai, veç mësimeve, stërvitet çdo mbasdite me ekipin e vet. Puna e palodhur si dhe pasioni i tij dhe shokëve të skuadrës kanë bërë që ai të përjetojë emocionet e papërshkrueshme që jep mbajtja e kupave në dorë.

Marvini shprehet se pasionin për futbollin do ta ketë pjesë të jetës së tij gjithmonë dhe se në planet e tij është të bëhet portier i ekipit të parë, gjthnjë brenda ekipit të Tiranës.

Marvini nuk harron të falenderojë prindërit e tij për mbështetjen e tyre. Besimi i tyre i ka dhënë atij forcë të përballojë orët e gjata të stërvitjes, ndërkohë që duhet të përgatitet edhe për mësimet në shkollë.

I urojmë Marvinit suksese të mëtejshme dhe presim ta shikojmë gjithnjë duke ngritur kupa kampionësh!

 

 

Play Our Song