Klasa e 3D zhvilloi një orë qytetarie në mensën e shkollës. Meqenëse tema mësimore e radhës titullohej “Ne kemi përvoja të ndryshme” dhe mes të tjerash fliste edhe rreth dallimeve kulturore mes qyteteve brenda një vendi, detyra e shtëpisë për nxënësit ishte gatimi bashkë me prindërit i një ëmbëlsire tradicionale të krahinës nga ata vijnë. Pasi shijuan me kënaqësi ëmbëlsira si shëndetlie, gurabije, kek me çokollatë ose me qumësht Panda etj., bashkë me mësuesen fëmijët diskutuan dhe dhanë mendime rreth këtyre gatimeve dhe rreth ndryshimeve në mënyrën e jetesës të disa trevave shqiptare.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *