Dita e premte përfundoi më zbavitëse se zakonisht për djemtë e klasës së 8B dhe 8C. Dukej si një betejë e vërtetë, por në fakt ishte vetëm një ndeshje paintballi mes djemve, e zhvilluar pas mësimit dhe e organizuar në ambientet e televizionit Top Chanel. Djemtë kaluan një pasdite tejet argëtuese, dhe pse jo “plot ngjyra”, së bashku me mësuesit kujdestarë.

Janë të rralla betejat që nuk i ndajnë, por i forcojnë shoqëritë dhe miqësitë. Dhe kjo ishte një nga këto “beteja”. Urojmë të kemi sa më shumë aktivitete të tilla që na zbavitin dhe na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin!

Punoi: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *