Klevi Murrizi nxënës në klasën e 4G, i cili e pëlqen shumë lëndën e historisë dhe, meqënëse jemi ende në Vitin e Skënderbeut, i ftoi të gjithë shokët dhe shoqet e tij në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.  Klevi dhe prindërit e tij kishin zgjedhur këtë vend dhe këtë mënyrë kaq simbolike dhe të veçantë për të festuar ditëlindjen e Klevit.

Fëmijët dëgjuan plot kuriozitet ciceronen, e cila i shoqëroi nëpër pavionet e muzeut dhe u foli nxënësve me durim e qetësi për të gjitha ngjarjet historike që tregoheshin apo dokumentoheshin aty.

Pas vizitës në muze, fëmijët shëtitën nëpër pazarin e Krujës dhe, në fund, shkuan në lokalin që kishin zgjedhur prindërit e Klevit për këtë rast, ku shijuan ushqime të freskëta dhe të bollshme.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *