Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

Një vizitë në ATSH

Date: February 17, 2016 Author: erjona saqe Categories: Lajme, Lajme kryesore

 

 

Një tjetër aktivitet i shkollës sonë u realizua nga klasa e 6-F, e cila vizitoi agjensinë e mirënjohur mediatike ATSH (Agjensia Telegrafike Shqiptare) shoqëruar nga mësuesja kujdestare Fatbardha Gjura si dhe nga nëndrejtori Mustafa Gezen. Personi që i priti dhe i udhëhoqi nxënësit në këtë udhëtim brenda këtij institucioni ishte vetë drejtori i ATSH-së, z. Gëzim Podgorica. Ai u tregoi nxënësve për historikun e ATSH-së dhe iu përgjigj me kënaqësi pyetjeve që i drejtuan ata.

Gjatë vizitës nxënësit shfaqën interesim shumë të madh për këtë institucion dhe panë nga afër zyrat e ndryshme ku bëhet  përkthimi i lajmeve, mënyrën se si përgatiten ato, vendin ku përpunohen dhe së fundmi ambientin ku bëhet xhirimi i tyre. Ato që tërhoqën gjithashtu vëmendjen e nxënësve ishin disa imazhe vërtet mbreslënëse të varura ndër mure, ku tregoheshin ngjarje të mëdha historike e peizazhe fantastike, të cilat ua shpjegoi shumë qartë një njohës i shkëlqyer i fotografisë siç ishte fotografi i stafit të ATSH-së. Ishte një mrekulli më vete për nxënësit të preknin nga afër këtë eksperincë e cila do të jetë vërtet e paharrueshme për ta.

Vivien Shkodra

Nxënëse në klasën 6H

Play Our Song