Nxënësit e klasës 8G, më datën 8 Mars, zhvilluan një takim mjaft interesant me Ministren e Inovacionit, zonjën Milena Harito, në ambientet e kësaj ministrie. Gjatë kësaj vizite nxënësit u njohën me projektet inovative dhe përparimin me hapa të shpejtë të teknologjisë e inovacionit. Nxënësve iu tregua për mundësitë që ata kanë për të shfrytëzuar hapësirat e Innovation Hub, apo për t’u bërë pjesë e projekteve të tjera që po zhvillon kjo ministri për të mbështetur idetë e të rinjve të talentuar.

Gjithashtu nxënësit e ftuan Znj. Milena Harito në Finalen e ASEF-it, që do të mbahet në datën 18 mars në ambientet e shkollës sonë.

Përgatiti: Imelda Prenҫe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *