Njoftohen të gjithë nxënësit fitues se finalja e Konkursit të Artit dhe Letërsisë do të zhvillohet ditën e shtunë, më datë 17.12.2016, ora 9:00 – 13:00, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Turgut Özal” (përveç finales së Artit Skenik). Të gjithë finalistët të përgatiten sa më mirë dhe të marrin masa që të mos mungojnë. Nxënësit që duan të bëjnë prova (interpretim ose këngë), mund të paraqiten gjysmë ore para fillimit të konkursit.

Finalistët e Konkursit të Interpretimit mund ta shoqërojnë recitimin e tyre me një PowerPoint ose me një kolonë zanore të zgjedhur sipas dëshirës, në përshtatje me pjesën që kanë për të interpretuar.

Finalistët e Konkursit të Pikturës të marrin me vete fletët e vizatimit në formatin që dëshirojnë si dhe mjetet përkatëse sipas kategorive (penela, bojëra uji – për klasat 4, 5, 6;  lapsa me ngjyra – për klasat 7, 8, 9; dhe karbon, grafit – për klasat 10, 11, 12).

SUKSESE!

Përgatiti: Erjona Saqe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *