Të jesh fëmijë është një mundësi që të jepet vetëm një herë në jetë. Janë të paharrueshme sidomos çastet që fëmijët kalojnë me njëri-tjetrin. I tillë ishte aktiviteti i zhvilluar me nxënësit e ciklit fillor në kinema. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, në ditë të ndryshme panë filma për fëmijë, përkatësisht filmin “ Koko” për më të vegjlit dhe filmin “Wonder” për nxënësit e klasave të pesta. Emocionet dhe gëzimi shiheshin në sytë dhe në të qeshurat e fëmijëve, të cilët shprehnin më së miri kënaqësinë që ndodheshin në një aktivitet të tillë.

Punoi : Esmeralda Dibra

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *