Në një prej orëve mësimore të klasave të 4-ta, mësueset u kujdesën që nxënësit t’i merrnin dijet në mënyrë të drejtpërdrejtë në fabrikën Coca-Cola. Nxënësit pasi arritën, u veshën me veshje të posaçme dhe ndoqën me mjaft kureshtje shpjegimin e punonjësve të specializuar, duke mësuar gjithashtu që Coca-Cola është e lejuar mbi moshën 13 vjeç.

Fillimisht nxënësit mësuan se Coca-Cola është shpikur nga farmacisti John Pemberton Stith Rixh në 08.05.1886. Ajo përdorej si ilaç për kokën dhe shitej vetëm në farmaci. Ndërsa sot, ajo tregtohet në mbarë botën si pije freskuese, përveç Kubës dhe Koresë së Veriut. Nxënësit u njohën gjithashtu dhe me procesin e prodhimit të Coca-Colës. Ajo që u  bëri shumë përshtypje ishte Coca-Cola me shije qershije që do të dalë për konsumatorin në 2018. Gjithashtu nxënësit gjithë kureshtje dalluan  ndryshimin e  madhësisë së shisheve nën efektin e nxehtësisë dhe ftohjen e tyre për të ruajtur formën e krijuar. Fazat e tjera ishin: mbushja, paketimi, magazinimi, duke vijuar me transportin. Pas përfundimit të vizitës nxënësit të kënaqur me informacionet që morën, diskutonin hareshëm mbi gjithçka që dëgjuan dhe mësuan gjatë kthimit për në shkollë. Në fytyrat e tyre dallohej qartë padurimi për t’i ndarë këto eksperienca edhe me të tjerë nxënës të shkollës.

Përgatiti: Enkelejda Velo

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *