Panairi i 21-të i Librit “Tirana 2018”, i hapur në Pallatin e Kongreseve, është vizituar dhe nga nxënësit e shkollës sonë.

Ishin nxënësit e klasave të 6-ta, të cilët e vizituan këtë panair që në ditën e parë të tij e në vazhdim, si një meritë për “Projektet më të bukura për Muajin e Artit dhe të Letërsisë”.

Puna dhe ekspozimi i projekteve dhe njohurive letrare gjatë Muajit të Artit dhe të Letërsisë, u kurorëzua pikërisht me vizitën në këtë “Festë të librit”.

Nxënësit të entuziazmuar nga stendat e librave, patën biseda në stenda të ndryshme, ndër të cilat kurioziteti më i madh ishte për librat për fëmijë, autorët dhe titujt më të fundit.

Ata i shfetonin faqet e librave me plot dashuri dhe gjithashtu nuk i shpëtuan dot tundimit për të  blerë disa syresh të autorëve të njohur e jo vetëm, për t’i bërë pjesë të bibliotekës së tyre të vogël. Nxënësit u larguan me përshtypjet më të bukura nga kjo “shtëpi e madhe” e librit, pasi librat e mirë janë si miqtë e mirë; janë të rrallë, por janë gjithmonë besnikë dhe të sjellin kënaqësi.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *