Librat dhe bota magjepsëse që ata ofrojnë janë gjithmonë shumë të dëshiruara prej fëmijëve. Po aq më tepër sikur personazhet e tyre të preferuar e më të dashur të vijnë e të bëhen pjesë e përditshmërisë së tyre.

Me një të tillë situatë u dëfryen nxënësit e klasave të 6-ta në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku ndoqën shfaqjen me titull “Libraria e Magjepsur”. Kjo pjesë flet për një vajzë që e ka emrin Deizi. Ajo i adhuron librat. Por në librarinë e saj ndodh diçka e çuditshme. Personazhet e përrallave klasike, më të dashurat e Deizit, vijnë në botën reale. Ajo duhet të përballet me sfidat që i dalin përpara bashkë me personazhet e librave.

Nxënësit e ndoqën shfaqjen me shumë interes e kënaqësi. Ata dolën nga kjo shfaqje me një mesazh shumë të qartë, i cili kishte si qëllim t’u tregonte se sa të rëndësishëm janë librat dhe se sa ata duhet të vlerësojnë çdo faqe të lexuar e çdo personazh.

Punoi: Nikol Dalipi

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *