Nxënësit e klasave të 9-ta vizitojnë Kuvendin e Shqipërisë

Nxënësit e klasave të 9-ta vizitojnë Kuvendin e Shqipërisë

Për të njohur sa më mirë organet ligjvënëse, nxënësit e klasës së 9C dhe të 9F, zhvilluan një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë. Nxënësit u njohën me ambientet në të cilat zhvillohen çdo javë seancat parlamentare, duke mësuar më shumë për mënyrën e zhvillimit të këtyre seancave. “Politikanët e ardhshëm” dëgjuan me vëmendje shpjegimet për historikun e godinës dhe arkitekturën e saj. E veçantë ishte se kjo godinë fillimisht ishte menduar për kinema dhe më pas ishte përshtatur për këtë funksion. Nxënësit patën mundësi të bënin fotografi në karriget e politikanëve dhe të përjetonin ndjesinë e tyre. U urojmë të gjithë nxënësve tanë një rrugë të suksesshme dhe realizim të synimeve të tyre.

Punoi: Rebeka Sharko

Udhëhoqi: Imelda Prençe