Aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa u zhvillua në shkollën “Haxhi Korra”.

Ishin nxënësit e klasave të dyta, anëtarë të Klubit Shpresa, të cilët iu dhuruan ndihma në mjete mësimore për kopshtet dhe libra jashtëshkollorë për bibliotekën e shkollës, bashkëmoshatarëve të tyre në këtë shkollë.

Për 55 fëmijët e kopshtit që ndodhej në godinën e shkollës dhe një kopshti vartës, ishin përgatitur pako me mjetet më të nevojshme mësimore. Gjithashtu u dhuruan dhe mjete të përgjithshme dhe lodra për të dy kopshtet.

Edhe në këtë aktivitet nuk munguan këngët e recitimet mes fëmijëve, të cilët me çiltërsinë dhe mirësinë që i karakterizon arrijnë të shpalosin talentin e tyre kudo.

Mes kënaqësisë, fotove dhe buzëqeshjeve, vogëlushët shijuan vërtet momente të paharrueshme që i fal vetëm mirësia dhe humanizmi.

Punoi: Imelda Prençe